• Tel : +383 49 986 700
  • Email : info@gg-ks.com
Pse Gjimnazi ynë

Një Destinacion i Përkryer për Rritjen dhe Zhvillimin Tuaj

Pse German Gymnasium, sepse nuk është thjesht një shkollë - është një rrugë drejt një arsimi të pasur dhe një zhvillimi të plotë. Kjo është arsyeja pse studentët duhet të zgjedhin gjimnazin tonë për rrugën e tyre të arsimit të mesëm. German Gymnasium është shkolla e mesme e parë në këtë kategori që integron sistemin arsimor kosovar me atë gjerman. Pra ne punojmë me sistemin arsimor gjerman që vendos një theks të veçantë në ndërtimin e një baze të fortë njohurish në lëndët kyçe si matematika, shkenca, dizajni dhe gjuhët, si dhe në të menduarit kritik dhe praktikë.

Cilësi e Lartë e Arsimit

Gjimnazi ynë ka një angazhim të pakompromis në cilësi të lartë të arsimit. Stafi ynë mësimor i pasionuar dhe i kualifikuar përdor metoda mësimore inovative për të nxitur nxënësit të zhvillojnë njohuri të thella dhe aftësi kritike. German Gymnasium aplikon sistemi arsimor gjerman me një theks të madh në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM).

Zhvillimi i Plotë i Nxënësve

Ne besojmë në zhvillimin e plotë të nxënësve tanë. Jo vetëm që ofrojmë njohuri akademike të forta, por gjithashtu inkurajojmë aftësitë sociale, artistike dhe sportive. Gjimnazi ynë është një mjedis ku nxënësit mund të eksplorojnë dhe zhvillojnë potencialet e tyre në çdo fushë, ku teknologjia informative dominon për nxënësit që dëshirojnë të fokusohen në IT.

Mundësitë Ndërkombëtare dhe Programe Shtesë

Gjimnazi ynë ofron një perspektivë ndërkombëtare dhe mundësi shtesë që i hapin horizontet e nxënësve tanë. Programe shkëmbimi kulturor, aktivitete të pasura kulturore dhe mundësi të tjera ndërkombëtare janë pjesë e përvojës sonë edukative. Gjuha shqipe, gjermane dhe angleze janë tre gjuhët që do të mësohen dhe përdoren në aktivitete.

Ambienti i Sigurt dhe Motivues

Ne vlerësojmë një ambient të sigurt dhe përkrahës për nxënësit tanë. Gjimnazi ynë është një komunitet ku çdo nxënës ndihet i vlerësuar dhe i përkrahur, duke ofruar një mjedis të favorshëm për rritje dhe zhvillim personal. Ne i japim rëndësi përfshirjes së prindërve në platofrm digjitale, ku marrin në kohë reale informata gjithëpërfshirëse në lidhje me përparimin akademik të fëmijës tyre.

Laboratorë të pajisur për mësim praktik

Në German Gymnasium, kemi laboratorë të modernizuar me teknologjinë më të fundit për të ofruar një përvojë praktike të mësuarit. Ky ambient lejon nxënësit të zbulojnë dhe zhvillojnë aftësi shkencore, të mësojnë si të aplikojnë teorinë në situata reale, dhe të zhvillojnë aftësi kërkimore dhe bashkëpunuese.