• Tel : +383 49 986 700
  • Email : info@gg-ks.com

Search Your keyword

Bibloteka

Biblioteka në German Gymnasium

Biblioteka është një pjesë ejetësore e shërbimeve shkollore dhe ka një staf profesional të përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore. Stafi i bibliotekës punon ngushtë me mësimdhënësit në të gjitha nivelet shkollore dhe bashkëvepron me nxënësit. Qëllimi kryesor i Bibliotekës është të edukojë nxënësit se si të identifikojnë, lokalizojnë, organizojnë dhe paraqesin informacionin në një mënyrë të qartë, koncize dhe bindëse.

Qëllimi kryesor i Bibliotekës

Biblioteka ofron mundësi të mira për nxënësit për të zhvilluar aftësi të tyre dhe për të stimuluar një interes të vazhdueshëm në lexim dhe njohuri të përgjithshme. Të gjithë nxënësit kanë lirinë e qasjes në bibliotekë, duke i ofruar një gamë të gjerë të literaturës.

Qëllimet kryesore të bibliotekës janë të inkurajojë nxënësit drejt një përqasje të vazhdueshme për lexim, duke ndihmuar në zhvillimin e tyre personal në shumë fusha të ndryshme. Për këtë qëllim, organizohen aktivitete si lexim në letërsi dhe krijohet mundësia për përdorimin e mjediseve të bibliotekës në mënyrë të pavarur, duke nxitur nxënësit për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme në fushën e letërsisë, dhe të tjera. Edhe përkundër epokës së shpejtë të informacionit, vlera e librit mbetet e pandryshuar. Kjo është vlerë që ne vazhdimisht përpilojmë për t'i sjellë nxënësve tanë. Objektivi kryesor i arsimit është të mësojë nxënësit se si të identifikojnë, lokalizojnë, organizojnë dhe paraqesin informacionin në një mënyrë të qartë, koncize dhe bindëse.