• Tel : +383 49 986 700
  • Email : info@gg-ks.com

Search Your keyword

Konkurs për Pranimin e Nxënësve në Klasën e 10-të

Afati i Aplikimit:

Afati fillon më 1 Qershor dhe përfundon më 30 Gusht.

Dokumentacioni i Nevojshëm:

  • Aplikacioni i plotësuar me të dhënat e nxënësit dhe prindit/tutorit.
  • Certifikatat e mëparshme shkollore.
  • Certifikatën e lindjes.
  • Letër motivuese nga nxënësi.

Procedurat e Regjistrimit:

Aplikacionet mund të dorëzohen në zyrën e administratës së shkollës ose online në faqen zyrtare të shkollës.

Procesi i intervistës do të përcaktohet pas shqyrtimit të aplikacioneve.

Procesi i Vlerësimit:

Nxënësit do të vlerësohen në bazë të rezultateve akademike, provimeve standard, dhe performancës në intervistë.

Rezultatet dhe Informacioni Mbi Pranimin:

Rezultatet e pranimit do të shpallën më 15 Gusht në faqen zyrtare të shkollës dhe do t'i njoftohen nxënësit e pranuar individualisht.

Për pyetje shtesë ose informacione, ju lutemi kontaktoni zyrën e administratës në adresën dgi.prishtina@gmail.com ose në numrin 049 986 700.